Klaudio Ranieri është duke bërë një punë të shkëlqyer me Romën. Që nga momenti kur mori detyrën si trajneri i verdhekuqve, kryeqytetasit nuk njohin humbje në Serinë A. Roma nuk ka humbur as mbrëmjen e sotme përballë Juventusit, pavarësisht se këta të fundit po përpiqen të tregojnë veten që pas largimit të Tiago Motës.
Në Olimpiko ndeshja ka përfunduar në baraspeshë 1-1. Lokateli zhbllokoi shifrat në minutën e 40, por në të 49-n ishte Shomurodovi ai që riktheu shifrat në baraspeshë. Juventusi humbi kështu mundësinë për t’ju bashkuar Atalantës në vendin e 3-të. Megjithatë gara për një vend në Ligën e Kampionëve mbetet ende e hapur për bardhezinjtë./Sport Ekspres/