Ronaldo Nazario, ose siç duan ta quajnë “Ronaldo fenomeni”, e pati kulmin e tij në fund të shekullit të kaluar. Karakteristikat e tij kryesore ishin shpërthimi i jashtëzakonshëm, teknika e shkëlqyer dhe gjakftohtësia përballë portës kundërshtare.
Braziliani i tha “lamtumirë” futbollit 13 vjet më parë. Arsyeja e daljes në pension në moshën 35-vjeçare ishin disa probleme shëndetësore dhe mbipesha e dukshme.
Vitet e fundit të karrierës së tij u shënuan kryesisht nga lëndime të shumta dhe ai thjesht nuk mund të luante në një nivel të lartë. Arsyeja për këtë sigurisht janë problemet me gjunjët, pasi në kulmin e karrierës i ka bërë dy operacione të rënda.
Stërvitjet e shqetësonin tmerrësisht. Ai përmendi këtë si dallimin kryesor mes tij dhe Cristiano Ronaldos.
“Dallimi mes meje dhe Cristiano Ronaldos është se nuk më pëlqente të stërvitesha, dhe kur ai stërvitet, ai stërvitet për të qenë kampion bote. Imagjinoni se ku do të isha unë nëse do të bëja të njëjtën gjë”, tha braziliani. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/