Shqipëria tashmë gjendet një hap larg fazës ‘play off’ për kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Armand Duka ka treguar për emisionin “Opinion” në “TV Klan” se cilët mund të jenë kundërshtarët e kuqezinjve në këtë fazë. Kreu i FSHF-së nuk dëshiron të përballet me Kosovën në “play off”, në mënyrë që të dyja skuadrat të kenë mundësi të presin biletën për në SHBA.
“Ata të stadiumit na ka çuar një letër për të gjitha dëmet që bemi bërë, përfshirë atë të tavanit. Ne jemi ekipe pak a shumë të të njëjtit nivel. Ka disa futbollistë me vlera të mëdha kartoni, por në një farë mënyrë janë yje në rënie. Ne kemi yje, por varet për çfarë yjesh bëhet fjalë. Bëhet fjalë për yje apo për superyje. Ne super yje si Mesi, Ronaldo apo Jamali nuk kemi. Por kemi yje që luajnë në nivele të larta të futbollit europian. E presin me shumë kënaqësi datën e grumbullimit që të jenë bashkë. Gjë që nuk ndodh në Kombëtare të tjera.
Tani fillon një rrugëtim akoma më i vështirë, duke nisur që nga Andorra. Nëse marrim tre pikë ndaj Andorrës, mendoj se jemi matematikisht në “play off”. Nqs Serbia merr një pikë ndaj Anglisë dhe ne marrim tre pikë në Andorra, matematikisht jemi ne të kualifikuar. Ne kemi shanse me çdo lloj skuadre. Futbolli ky është. Ky është një faktor, duke qenë i kualifikuar, mbase impenjimi nuk është shumë i madh. Kemi diskutuar dhe para se të arrinim në Serbi, ishte që ne duhet të jemi të zotët e vetes, jo se në ç’gjendje janë ata. Në ‘play off’ mund të jetë Italia, mund të jetë Turqia, mund të jetë edhe Kosova. Ruajna Zot të mos jetë Kosova. Duam që Kosova të bjerë me ndonjë kundërshtar tjetër, që të dy të jemi pretendentë (për të shkuar në Botëror). Ne kemi shanse 50 me 50 me të gjitha ekipet e vendeve të dyta, sipas mendimit tim”, ka thënë Armand Duka./Sport Ekspres/