“Sa keq që ike kaq herët”, Duka shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos: Ai që e ka njohur nga afër e di që ishte unik

Ditën e sotme është ndarë nga jeta një nga figurat më të rëndësishme politike në vend. Fatos Nano humbi jetën pas disa javëve i shtruar në spital për shkak të një sëmundjeje të rrugëve të frymëmarrjes. Armand Duka ka shprehur ngushëllimet e tij përmes faqes së vetë zyrtare në “Facebook”.

“Fatos Nano u largua nga kjo jetë siç jetoi gjithmonë, me dinjitet dhe si një zotëri i vërtetë. Ishte zotëri në çdo rrethanë, si kur drejtonte vendin si Kryeministër, ashtu edhe kur ishte thjesht një qytetar mes nesh.

Tosi do të më mungojë shumë. Si mik, si politikan, por mbi të gjitha si njeri. Ai që e ka njohur nga afër e di se ishte unik, i veçantë dhe i pazëvendësueshëm. Prehu në paqe Tos Nano. Sa keq që ike kaq herët”, ka shkruajtur Armand Duka./Sport Ekspres/