Situata nuk është aspak e qetë te Liverpuli. Salahu ka sulmuar publikisht trajnerin për mungesën e aktivizimit, ndërsa Sloti vendosi ta ndëshkonte duke e lënë jashtë listës për ndeshjen kundër Interit në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi egjiptian ka marrë kritika të shumta për sjelljen e tij. Një prej atyre që e kritikon është edhe Marko Van Basetni. Legjenda hollandeze ka thënë për “Ziggo Sport” se Salah ka trurin e një insekti, ndërsa Sloti është një person i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë.
“Salah ka trurin e një insekti. Vitin e shkuar ai ishte i jashtëzakonshëm, por në muajt e fundit ka performuar dobët. Sloti është një njeri i drejtpërdrejtë dhe i sinqertë, ndërsa Salahu ka filluar ta sulmojë dhe të sillet në mënyrë jo të duhur”, ka deklaruar Marko Van Basten./Sport Ekspres/