Dortmundi u kualifikua në finalen e Champion League pas fitore 1-0 kundër PSG. Golin e vetëm të takimit e shënoi Matts Hummels. Menjëherë pas mbylljes së këtij takimi, Thierry Henry ka vlerësuar së tepërmi mbrojtësin e Dortmundit.
“Dua të përmend një njeri sot, Matts Hummels. Kur u largua nga Bayern Munchen, shumë thanë: “I mbaroi karriera, kaq ishte”. Por ai ka konkurruar me sulmuesit më të mirë në botë në këtë sezon dhe i ka hedhur përtokë. Ka shënuar gola kaq shumë të rëndësishëm dhe dua t’i jap shumë merita këtij njeriu”, tha Henry.
Nga ana tjetër, Samir Nasri nuk e kupton ende eliminimin e PSG. “Në short, të gjithë ishin shumë të lumtur kur na ra Dortmundi. Të jemi të sinqertë, Dortmundi nuk ishte një emër i madh, shumë mesatar. Por sot PSG duhej të luante një finale duke marrë parasysh ndeshjen e parë. Nuk kishin përbërësit për t’ia dalë. Kur ke një stadium të çmendur, përpiqesh të vendosësh përbërësit për ta emocionuar më shumë atë. Gjuajtje nga larg, presing, një shpejtësi e caktuar, vrapime përpara, tranzicion, por nk kishte asgjë nga këto”, tha Nasri. /Sport Ekspres/