Sekretet e Myrto Uzunit! Njeriu i cili habiti edhe lojtarët e Shqipërisë, ja arsyeja se përse po mban nivele të larta

Një sekret i vogël dhe i bukur është zbuluar në emisionin Kubi Sportiv që moderohet nga Drilon Xhepollari. Aty thuhet se Myrto Uzuni nuk ka pirë kurrë një got alkol në jetën e tij dhe nuk e njeh as shijen e kafes. Për këtë habiten shpesh edhe shokët e ekipit, si te Shqipëria dhe jashtë Shqipërisë. Imagjinoni, 30-vjeç!

E çfarë privimesh dhe sakrifica për të arritur deri këtu, kjo tregon sesa i disiplinuar është ky njeri dhe faktin se nuk dëmtohet kurrë dhe mbi të gjitha, nga e gjen gjithë atë energji për të vrapuar dhe bërë presing nga minuta e parë te e fundit. Por jo vetëm sekretet për Myrto Uzunin, por edhe shumë diskutime për Shqipërinë e Silvinjos janë bëë në këtë emision që mund ta shikoni më poshtë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/