Lorik Cana ishte pjesë një interviste në “News24” në prag të sfidës së shumëpritur kundër Serbisë. Ish-kapiteni i Kombëtares kuqezi ka deklaruar se nuk i frikësohet aspak incidenteve në Tiranë, por nga ana tjetër beson se e njëjta situatë do të jetë edhe në Beograd. Cana ka theksuar se tashmë egoja e serbëve është thyer, pasi e kanë kuptuar se shqiptarët nuk janë një shoqëri e rangut të dytë, por mund t’i konkurojnë ata në çdo fushë.
“Nuk druhem aspak incidenteve, sidomos në vendin tonë. Por edhe atje… Mendoj se çfarë kishte për të ndodhur, ka ndodhur para 11 viteve. Edhe ata kanë mësuar nga gabimet e tyre. Serbët edhe në atë kohë filluan të realizojnë që shqiptarët mund t’i konkurojnë në fusha të ndryshme dhe mund t’i konkurojnë në fushën e sportit e të futbollit. Tanimë ata janë shumë të vetëdijshëm që shqiptarët mund t’i konkurojnë në fushën e sportit. Në atë kohë ishte më shumë një farë lloj prishje e egos së tyre që ne jemi një kategori e një shoqërie të rangut të dytë, siç ne kemi përjetuar në ish-Jugosllavi”, ka thënë Lorik Cana./Sport Ekspres/