Brajan Gruda ndodhet në një super formë. Futbollisti shqiptar ka shpërthyer në fundin e këtij sezoni në Premier League me Brighton dhe për fat të keq për të, ky edicion do të mbyllet në këtë moment pasi në formën që ndodhej, Gruda kishte shkuar në një tjetër nivel.
Megjithatë Gruda nuk do të jetë pjesë e Shqipërisë as për ndeshjet e qershorit. Duket se as emri i Serbisë si kundërshtar nuk e ka tërhequr Brajanin që shfaqet sërish në listën e Gjermanisë U-21. Ky lojtar vazhdon të preferoj Gjermaninë U-21 para Shqipërisë A. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/