Armando Broja ka marrë gjithmonë e më shumë minuta aktivizimi te Burnley. Në dy ndeshjet e fundit, sulmuesi shqiptar ka bërë paraqitje të mira dhe ka luajtur si titullar, megjithëse mungesa e golit peshon ende shumë. Një lajm i mirë vjen për Armando Brojën pasi në këto kohë pritet që të marrë prapë shumë minuta. Lyle Foster, sulmuesi i Burnley, do të largohet për Kupën e Afrikës e cila do të fillojë në datën 21 dhjetor dhe mbaron në 18 janar.
Foster ka qenë në rolin e sulmuesit të qendrës, ndërsa në kohët e fundit me Brojën në qendër, trajneri Parker e ka përdorur këtë futbollist si sulmues i krahut të djathtë. Kështu pas largimit të Foster, konkurrenti i vetëm për Brojën është Flemming i cili ka rezultuar më efikas sa i përket golave të shënuar. /Sport Ekspres/