Sasuolo do të përballet sot kundër Cagliarit në një “finale mbijetese”. Nëse Sasuolo nuk arrin të fitojë, mund të quhet e rënë nga Serie A.
Por edhe Cagliari është duke luftuar për mbijetesën. Traneri i Sasuolos ka vendosur që të heq nga vendi i titullarit Marash Kumbullën pasi ky i fundit realizoi autogol në ndeshjen e kaluar. Gjithashtu edhe Nedim Bajrami e nis këtë ndeshje nga stoli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/