Shënoi golin e parë në finale, Karvahali i sinqertë: Nuk meritonim as barazimin në pjesën e parë

Dani Karvahali është një nga pikat kyçe të suksesit të sotëm të Realit të Madridit. Ai është autori i golit të parë të finales së fituar 2-0 nga madrilenët. Në një intervistë të dhënë për “Movistar”-in pas ndeshjes, Karvahali është treguar i sinqertë, duke thënë se në pjesën e parë skuadra e tij nuk meritonte as barazimin.

“Në pjesën e parë të tonën nuk e kemi merituar as barazimin. Por ky është futbolli. Jemi shumë, shumë të lumtur. Këtë vit kam shkuar përpara në goditjet nga këndi dhe siç i them gjithmonë familjes sime, vendosmëria është çelësi në familjen time. Humba rastin e parë dhe duhet të bëja të dytin”, ka deklaruar Dani Karvahali./Halit Delibashi-Sport Ekspres/