Kilian Mbape vulosi fitoren 0-3 mbrëmjen e djeshme kundër Rimsit. Sulmuesi francez ishte autori i të tre golave të shënuar për PSG-në. “Hat trick”-u i tij ka kënaqur pa masë tifozët parisienë, por jo trajnerin Luis Enrike. Ky i fundit ka thënë për mediat pas ndeshjes se nuk i ka pëlqyer paraqitja e Mbapesë dhe se do të flaës personalisht me të rreth kësaj çështjeje.
“Nuk jam shumë i kënaqur me Kilianin sot (dje). Nuk kam asgjë për të thënë për golat… Por ai mund ta ndihmojë më shumë ekipin në mënyra të ndryshme. Ai është një lojtar i klasit botëror, duam më tepër. Fillimisht do të shkoj të flas me të rreth kësaj, është private”, ka deklaruar Luis Enrike./Halit Delibashi-Sport Ekspres/