Jo vetëm Shqipëria, por edhe Kosova ka publikuar listën sa i përket dy ndeshjeve miqësore që do të zhvillojë në muajin mars. Dardanët do të përballen me Armeninë dhe me Hungarinë. Ndërkohë janë mësuar edhe emrat e grumbulluar, ku sigurisht që ajo që vihet re është kthimi i Zhegrovës. Ylli i Lille ka pasur shumë përplasje me trajnerin e mëparshëm dhe me drejtuesit e Federatës të Kosovës, por tani duket se gjithçka është sheshuar. /Sport Ekspres/