Duhet ta mbyll njëherë e mirë me huazimet, Armando Broja po vazhdon të njëjtat probleme si në rastin e dëmtimit. Sulmuesi shqiptar nisi dy ndeshje rresht si titullar nën drejtimin e David Moyes dhe më pas ka bërë dy ndeshje të tjera rresht në stol, me zero minuta aktivizimi.
Sot Evertoni arriti të fitonte në shifrat 1-3 ndaj Fulham, teksa Armando Broja nuk është hedhur në asnjë minutë në fushën e blertë. Sulmuesi shqiptar është parë i menduar dhe i mërzitur në stol, aspak në humor të mirë, por duhet të kuptojë se ka ardhur koha për të shkuar në një ekip që do të ketë përfundimisht kartonin e tij dhe të qëndrojë larg huazimeve. Në ditët e fundit qarkulloi lajmi se Everton do ta rikthejë te Chelsea dhe nuk do të blejë kartonin e tij, kështu që Moyes nuk e ka më në interes aktivizimin e shqiptarit. /Sport Ekspres/