Superiorja pritet që në sezonin e shkuar të jetë më e garuar se kurrë më parë. Jo vetëm për shkak të ndryshimit të skemës me Final Four, ku sigurisht pikëve të kampionatit të mbledhura më parë i jepet më shumë rëndësi dhe nuk do zerohen, por edhe ekipet pjesëmarrëse do të jenë shumë konkurruese. Tre prej tyre janë duke vazhduar ende rrugën në Europë, ndërsa edhe figura të tjera emblematike për futbollin shqiptar janë aty për të tentuar vazhdimin e garës për titull deri në fund. Por Sinan Idrizi, presidenti i Flamurtarit, ka paralajmëruar një surprizë të madhe për Superioren. I ftuar në “Skaner” në “MCN TV”, Idrizi e krahasoi presidentin e Vorës mes presidentëve që kanë shkruar emrin e tyre në histori në futbollin shqiptar në vitet e fundit.
“Ka shumë ekipe konkurruese për Superioren, Dinamo ka ekip të mirë më kanë thënë, Vllaznia po ashtu, Egnatian e kam parë vet. Ka ekipe të mira edhe të tjera, por surprizën për mua do ta bëjë Vora. Edhe Flamurtari mund të quhet i tillë se vjen nga kategoritë më poshtë tani, por surpriza do të jetë Vora. Vlorës hiqi një L dhe bëhet Vora, suprirza do të jetë aty. Ka një president që jeton me futbollin tmerrësisht keq.
Unë kam njohur në Shqipëri vetëm nja dy tre persona që janë pjesa më e rëndësishme e futbollit shqiptar. është Ardian Takaj, një gjeni i artit të futbollit shqiptar, ndërtoi super ekip dhe super strukturë. është presidenti i Ballshit, Kapllanaj, në staturë dhe profil tjetër dhe Laskaj në Lac që ka mekanizmin e tij, një zot e di ku i nxjerrë gjithë ata lojtarë prej andej. Në syrin tim modest këtyre emrave iu shtua edhe presidenti i Egnatias. Ndëresa për këtë vit, vendosjani pak syrin presidentit të Vorës, është një personazh i jashtëzakonshme, nuk e njihja më parë, por është i jashtëzakonshëm”, tha Idrizi. /Sport Ekspres/