Shikoni videon që i tregon të gjitha! Ernest Muçi po përdor “Reverse Step” të Cristiano Ronaldo-s, kështu i turpëroi dje mbrojtësit e La Liga

Të gjithë po e krahasojnë Ernest Muçin me Kristiano Ronaldon në orët e fundit në Turqi. E gjitha kjo pas driblimit të bërë nga futbollisti shqiptar në ndeshjen kundër Atletiko Bilbaos, që i vuri kapakun gjithë situatës. Në fakt Ronaldo ka krijuar një driblim që ishte një variant i ri spektakli në botën e futbollit, quhej “Reverse Step”. Në bazë të këtij driblimi, portugezi zgjidhte që të turpëronte dhe të bënte konfuz lojtarët kundërshtarë, të luante me mendjen e tyre, edhe nëse do të ishin dy apo tre futbollistë.

Në bazë të “Reverse Step”, lëvizja e trupit dhe e këmbës së lojtarit që ka topin në zotërim të krijon një ide të thjeshtë të mënyrës sesi ai do të lëviz me mbrapa, por në fakt, zgjedh tërësisht lëvizjen e kundërt. Kjo ishte edhe mënyra sesi Ernest Muçi zgjodhi që të luante në ditën e djeshme me lojtarët e Atletiko Bilbaos, një super skuadre të La Liga dhe që kishte mbrojtjen më të mirë në gjithë Europa League në këtë sezon, me vetëm 2 gola të pësuar në 6 ndeshje. (Shikoni videon më poshtë të rastit shpjegues)

Pra Ernest Muçi po ndjek mënyrën e driblimit të Cristiano Ronaldos dhe në fakt nuk duket shumë e vështirë për të, trupi dhe eleganca e tij ia lejon që ta imitojë në perfeksion portugezin në disa momente. Por jo vetëm që rastin e shumëpërfolur, Ernest Muçi e provoi Reverse Step në disa momente të ndeshjes kundër Atletico Bilbaos dhe ishte për notën 10. Në fakt Muçi duket një kombinim i shumë lojtarëve pasi në ndeshjet e mëparshme kishte provuar me sukses dy herë tunelin e famshëm të Zidan, ikja spektakolare e francezit që ngrite në këmbë stadiumin. Një kombinim i shumë yjeve të futbollit, Ernest Muçi ka kaq shumë për të punuar përpara, por e sigurt është se ky lojtar është një talent i dhuruar nga Zoti, ka fuqi mbinatyrore. /Sport Ekspres/