Granada nuk do të jetë pjesë e elitës së futbollit spanjoll për këtë sezon. Kjo skuadër ka rënë nga La Liga dhe tashmë do të luajë sërish në La Liga 2. Futbollisti i saj kryesor, Myrto Uzuni, po kërkohet nga disa skuadra në merkaton e verës.
Por duket se te Granada do të bëjnë gjithçka që sulmuesi shqiptar të mos largohet. Uzuni ka marrë shirtin e kapitenit në ndeshjen e fundit miqësore të ekipit spanjoll, ndërsa në prezantimin e fanellave ishte lojtari kryesor. Të gjitha këto shenja tregojnë se Uzuni me siguri do të vazhdojë që të luajë te Granada edhe për këtë sezon. /Sport Ekspres/