Ardian Ismajli do të nisë një tjetër aventurë në Serinë A. Këtë herë mbrojtësi shqiptar do të veshë fanellën e Torinos. Ismajli ka dhënë një intervistë për kanalin zyrtar të Torinos, ku i ka trguar opinionit sportiv më tepër nga vetja e tij. Ai është shprehur se është ndjerë gjirhmonë lider. Ismajli ka veçuar gradimin si kapiten i kuqezinjve si një moment historik për të dhe familjen e tij.
“Jam ndjerë gjithmonë kapiten, edhe pa shiritin. Një vit më parë isha kapiten me Shqipërinë ka qenë një çast historik, edhe për familjen time. I falenderoj të gjithë për shiritin, unë jap gjithmonë më të mirën. Gjërat nuk të dhurohen, por meritohen. Unë jam nga ata që i ndihmoj të rinjtë në dhomat e zhveshjes dhe në duan. Kam pasur shumë vështirësi, prandaj dua që tani t’i ndihmoj”, ka thënë Ardian Ismajli./Sport Ekspres/