Shitja e pestë më e madhe në historinë e Premier League, lojtari i Pep Guardiolës zyrtarizohet te Atletico Madrid

Julian Alvarez, i cili nuk ishte në fitoren e Manchester Cityt në Community Shield kundër Manchester United të shtunën e kaluar, ka nënshkruar një marrëveshje gjashtëvjeçare me Atletico Madrid.

Pas dy vitesh e gjysmë jashtëzakonisht të suksesshme në Mançester, ku fitoi gjashtë trofe dhe shënoi 36 gola në 103 paraqitje, Alvarez kalon nga Mançesteri në Madrid.

Shuma prej 82 milionë paundë e bën këtë transferim rekord për Manchester Cityn. Kjo është shitja e pestë më e madhe në historinë e Premier League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/