Shivaspori është në negociata me një klub italian dhe një anglez për Manajn, media turke: Një shitje e madhe do të ndodhë së shpejti

Rei Manaj luajti ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Shivasporit. Sulmuesi shqiptar shkëlqeu në Superligën e Turqisë, ku përfundoi i treti në listën e e golashënuesëve me 18 gola të shënuar. Paraqitjet tij nuk kanë kaluar pa u vënë re, teksa tashmë kanë mbërritur edhe ofertat në lidhje me transferimin e tij.

Media turke “Fanatik” bën me dije se drejtuesit e Shivasporit janë ulur në tryezë me një klub italian dhe një anglez për të diskutuar të ardhmen e Rei Manajt. Po i njëjti burim raporton se një shitje e madhe pritet të ndodhë së shpejti.

“Shivaspori është në tryezë me një ekip italian dhe një anglez për Rei Manajn, i cili shpërndau edhe mesazhin e lamtumirës. Nëse ofertat ngrihen në nivelin e pritur, një shitje e madhe mund të ndodhë në një kohë të shkurtër”, ka shkruar “Fanatik”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/