Kim Min Jae është përballur me kritika të forta gjatë kësaj jave. Mbrojtësi koreano-jugor ishte shkaktari kryesor i dy golave të pësuar kundër Realit të Madridit në Ligën e Kampionëve. Në rastin e golit të parë humbi në mbulim Viniciusin, të cilit i la një hapësirë mjaft të madhe përpara. Ndërsa në rastin e golit të dytë ishte ai që shkaktoi penalltinë ndaj Rodrigos. Tomas Tuheli ka thënë në konferencën për shtyp në prag të sfidës me Shtutgartin se foli dy herë gjatë ndeshjen me Kimin, që sipas tij tashmë e ka mësuar dy herë mësimin e tij.
“Ne kishim folur në pushimin pas pjesës së parë dhe pas përfundimit të ndeshjes. Gjithçka ishte e qartë. Ka shumë mënyra për të mbrojtur. Nuk mund të jesh gjithmonë agresiv për të fituar menjëherë topin. Ai e përcakton veten si një mbrojtës agresiv, por ndonjëherë duhet të ndalosh. Kimi e ka mësuar mësimin e tij dy herë, kështu që është e lehtë të vazhdojmë ta mbështesim”, ka thënë Tomas Tuheli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/