Armando Broja ka shkëlqyer në ndeshjen e fundit të zhvilluar me Burnley. Sulmuesi shqiptar luajti për herë të parë si titullar dhe shkëlqeu, duke marrë të gjitha komplimentet e trajnerit.
Madje vetëm dy ditë më parë tekniku i Burnley, Parker, u shpreh se pa versionin më të mirë të treguar nga Broja deri tani te ekipit anglez. Ndërkohë Burnley ka publikuar foton ku njofton ndeshjen e ardhshme ndaj Fulham dhe atje shihet Broja si imazhi kryesor i ekipit. Një shenjë e qartë kjo se sulmuesi shqiptar do të jetë sërish nga minuta e parë në Angli. /Sport Ekspres/