Shkëlqimi i Manajt në Turqi, trampolinë për karrierë apo për para? Klubi nga Arabia bën ofertë për sulmuesin shqiptar

Rei Manaj la pas sezonin më të mirë në karrierën e tij. Sulmuesi shqiptar u rendit i treti në listën e golashënuesëve më të mirë të kampionatit turk, teksa dy lojtarët që shënuan më shumë se ai ishin Ikardi dhe Xheko. Sigurisht që një sezon i tillë, shtuar edhe pjesëmarrjen në EURO 2024, e kanë vënë Manajn në qendër të merkatos.

Gazetari Rudi Galeti zbulon se Damac-i ka dërguar një ofertë zyrtare në drejtim të Sivasspor-it. Klubi arab po punon për të transferuar 27-vjeçarin, megjithëse ende nuk ka marrë një përgjigje. Mbetet për t’u parë nëse ky sezon i jashtëzonshëm do të jetë një trampolinë për një karrierë më të mirë në Europë, apo për të shtuar sa më tepër të ardhurat në llogarinë bankare të Manajt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/