Shkoi këtë merkato dhe shënoi 2 gola, Duran impresionohet nga Cristiano Ronaldo: Mendova se isha në FIFA

Kolumbiani Jhon Duran u bë lojtar i ri i Al-Nassr këtë merkato për një shumë të pabesueshme 90 milionë euro (përfshirë bonuset). Në këtë mënyrë ai u bë lojtari kolumbian më i paguar në historinë e futbollit dhe dje iu prezantua publikut saudit në mënyrën e duhur.

Në fitoren e Al-Nassr ndaj Al-Feiha-s, shënoi dy gola, në minutat e 22-të dhe të 72-të të ndeshjes. Rezultati përfundimtar ishte 3-0, dhe nuk është e vështirë të merret me mend se kush e shënoi golin e tretë. Sigurisht, ne po flasim për një nga më të mëdhenjtë ndonjëherë, Cristiano Ronaldo. Ata e festuan golin së bashku dhe për Duranin ishte një nga momentet që do ta mbajë mend gjatë gjithë jetës.

Ai ka bërë edhe një deklaratë në llogarinë e tij X duke shkruar: “Të festosh një gol me mbretin e futbollit është si të luash një ndeshje në FIFA”. /Sport Ekspres/