Çezena është eleminuar që në raundin e parë të Kupës së Italisë. Bardhezinjtë u përballën mbrëmjen e sotme me Pizën në një ndeshje e cila përfundoi në barazim. Fituesi u vendos nga gjuajtja e penalltive, të cilat rezultuan një ankth për të dyja skuadrat.
Plot 7 penallti u humbën prej 10 të gjuajtura gjithsej. Kristjan Shpendi ishte i vetmi që u tregua i saktë nga 11 metrat për Çezenën, teksa 4 prej shokëve të tij të skuadrës gabuan. Në krahun tjetër, vetëm dy lojtarë e dërguan topin në rrjetë për Pizën. Megjithatë dy penallti të shndërruara në gol mjaftuan që Piza të eleminonte Çezenën dhe të vazhdonte më tej në Kupën e Italisë./Sport Ekspres/