Shqipëri – Jordani/ Nis shitja e biletave fizike pranë stadiumit “Air Albania”

Federata e Futbollit njofton se nga dita e sotme, të gjithë tifozët e Kombëtares mund të blejnë biletat edhe fizikisht për ndeshjen miqësore të 14 tetorit, Shqipëri – Jordani.

Biletat mund të sigurohen pranë pikës së shitjes te hyrja e tribunës kryesore të stadiumit “Air Albania”. Pika fizike do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00.

Ndërkohë, vijon edhe shitja online e biletave në ebileta.al në këtë link: Shqipëri – Jordani