Shqipëria bën hapa pas dhe Kosova vazhdon ngjitjen e saj, njihuni me renditjen e re të FIFA-s

FIFA ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare. Shqipëria ka bërë hapa pas në klasifikimin e ri. Dy humbjet e marra në fund të muajit mars kanë bërë që kuqezinjtë të zbresin një pozicion më poshtë. Tashmë Shqipëria gjendet në vendin e 64-t, me 1388,06 pikë të grumbulluara gjithsej.

Ndërkohë, Kosova vazhdon ngritjen e saj. Dardanët janë ngjitur me një pozicion dhe tashmë e gjejnë veten në vendin e 78 me 1318,83 pikë. Renditjen e re të FIFA-s këtë herë e kryeson Franca, ndërsa më pas podiumi plotësohet nga Spanja dhe Argjentina./Sport Ekspres/