Më pak se 24 orë na ndajnë nga njohja me grupet e plota të Kupës së Botës 2026. FIFA do të organizojë hedhjen e shortit mbrëmjen e nesërme, duke nisur nga ora 18:00. Në Kennedy Center në Washington DC, Kombëtaret do të mësojnë se cilët kundërshtarë do të kenë përballë në verën e ardhshme.
Interesim ka edhe nga Kombëtarja shqiptare, e cila për herë të parë është pranë kualifikimit në grupet e Botërorit. Kuqezinjtë janë pjesë e vazos së 4-t, pavarësisht se për të prerë biletën për në Amerikën e Veriut duhet të kalojnë Poloninë dhe fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi në “play off”.
Ndarja e vazove:
Vazo 1:
Kanada, Meksikë, SHBA, Spanjë, Argjentinë, Francë, Angli, Brazil, Portugali, Holandë, Belgjikë, Gjermani
Vazo 2:
Kroaci, Marok, Kolumbi, Uruguai, Zvicër, Kolumbi, Japoni, Senegal, Iran, Koreja e Jugut, Ekuador, Austri, Australi
Vazo 3:
Norvegji, Panama, Egjipt, Algjeri, Skoci, Paraguai, Tunizi, Bregu i Bildishtë, Uzbekistani, Katari, Arabia Saudite, Afrika e Jugut
Vazo 4:
Jordani, Kepi i Gjelbër, Gana, Kuraçao, Haiti, Zelanda e Re, Play off A i Europës, Play off B i Europës, Play off C i Europës, Play off D i Europës, Play off 1 i Amerikës, Play off 2 i Amerikës./Sport Ekspres/