Shqipëria e ka tronditur Serbinë! Jo vetëm trajneri, shkojnë edhe pa 5 futbollistë me Andorrën

Shqipëria mund të sigurojë përfundimisht vendin e dytë pas vetëm pak ditësh. Pas fitores së madhe kundër Serbisë në Leskovac, te Serbia janë tronditur shumë. Trajneri që ata e quanin “Pixi” është larguar dhe ka paraqitur dorëheqjen pas humbjes së mbrëmshme.

Ndeshja e radhës për Serbinë është kundër Andorrës në transfertë. Nëse Andorra do të mbante Serbinë, atëherë Shqipëria do të ishte zyrtarisht në vendin e dytë. Shanset janë pasi Serbia jo vetëm që do të shkojë pa trajnerin kryesor, por njëkohësisht do të shkojë edhe pa 5 futbollistë. Nikola Milenkovi?, Luka Jovi?, Predrag Rajkovi?, Andrija Živkovi? dhe Dragan Rosi? nuk do të udhëtojnë me ekipin. /Sport Ekspres/