3 ndeshje në Premier League dhe në të 3 ndeshjet, Armando Broja ishte në tribunë. Për shkak të mungesës së sezonit përgatitor, Broja po vazhdonte të stërvitej pa hyrë dot në fushë me Burnley.
Shqipëria i dha një dotë duke e marrë në listë për të bërë 45 minuta me Gjibraltarin dhe thuajse 90 minuta me Letoninë.
Pas marrjes së ngarkesës fizike në ndeshje, për herë të parë Broja shihet në listën e ekipit për ndeshjen Burnley-Liverpul që nis në orën 15:00. Nuk dihet nëse për Brojën do të ketë disa minuta në pjesën e dytë, por gjithsesi, një debutim e ka bërë, këtë herë ndodhet në stol. /Sport Ekspres/