Kombëtarja ka një magji të madhe, një ftesë e saj mund të ndryshojë karrierën. Rasti i fundit i Julian Shehut e tregon më së miri, teksa pas ftesës së Silvinjos dhe ndeshjes së bërë me Andorrën, e gjitha kjo i ka dhënë më shumë vetbesim mesfushorit.
Madje rezultatet e tij në elitën e Polonisë me ekipin e Ëidzeë Lodz janë befasuese. Menjëherë pas ndeshjes së zhvilluar me Andorrën, Shehu ka zhvilluar 3 ndeshje me skuadrën e tij dhe ka arritur të shënojë në të gjitha rastet, plot 3 gola. Gjithashtu nota e tij më e vogël ishte 7.5, ndërsa nga e gjitha kjo ecuri, gjithmonë e më shumë bindemi se Silvinjo mund të mbështet në të ardhmen te Shehu dhe se ajo performancë e tij me Kombëtaren, nuk dukej e madhe thjeshtë nga niveli i Andorrës. Ndërkohë Shehu ishte i ftuar në emisionin “Max Sport” që transmetohet në “Euro Neës” atje ku ka folur edhe sa i përket magjisë së Kombëtares dhe shpërthimit me gola pas saj.
“Kam 3 vite në Poloni, fillimi ishte i vështirë dhe pas dëmtimit gjithçka ka qene perfektë, jam shumë i lumtur. Jam i kënaqur, kontrata mbaron vitin tjetër. Emocionet ishin në debutimin me Andorrën, por jo për të më bllokuar, u ndieva mirë në fushë. Jam 26 vjec tani, nuk jam më i ri për të ndierë bllokim nga emocionet. Pozicioni im natyral është para mbrojtjes, por në varësi të trajnerëve, mund të luaj edhe pak më i avancuar. Tani ku jam në ekip, trajneri më kërkon që të jem pak më shumë i avancuar, megjithëse unë ndihem më mirë kur luaj para mbrojtjes. Për mua Kombëtarja ishte kulmi i karrierës, ëndërr e bërë realitet. Tani ka më shumë vetbesim në fushë pas ndeshjes me Kombëtaren”, tha Shehu. /Sport Ekspres/