Arsen Vengeri ka bërë parashikimet e tij për EURO 2024-n. Ish-trajneri i njohur ka veçuar Shqipërinë, Skocinë dhe Austrinë si tre Kombëtaret që mund të jenë befasia e madhe e këtij kompeticioni. Pavarësisht se kuqezinjtë gjenden në të njëjtin grup me Spanjën, Italinë dhe Kracinë, Vengeri beson se ata kanë cilësitë e duhura për të shkatuar surprizën e madhe në Kampionatin Europian.
“Shqipëria mund të jetë kali i zi (i Europianit), sepse kanë cilësi. Mund të jenë atë (befasia). Dy të tjera që mund të krijojnë vërtetë befasi janë Skocia, sepse nuk kanë qenë asnjë herë kaq mirë sa janë, dhe Austria. Favoritët për të fituar turneun janë Franca dhe Anglia”, ka thënë Arsen Vengeri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/