“Shqipëria na rrafi njëherë, po gaboni shumë”! Gazetari në Poloni: A e patë se çfarë i bëri Serbisë?

Shqipëria do të përballet në datën 26 mars kundër Polonisë. Një ndeshje e vlefshme për gjysmëfinalen e Play Off të Botërorit. Kuqezinjtë do të luftojnë për historinë e tyre, pasi kemi pritur gjithë jetën për të marrë një shans të tillë. Lojtarët e dinë më së miri se kjo nuk është një ndeshje normale, është një ndeshje ku luhet e gjithë historia jonë.

Në Poloni ekziston një nënvlerësim i madh për Shqipërinë. Këtë e kemi parë edhe në intervistën që ne kemi zhvilluar në Koha Shtesë me Ëojitek Piela, gazetarin polak i cili nuk ngurroi që të shprehej se lojtari më i mirë i Shqipërisë, nuk do të ishte as në stolin e Polonisë. Ai iu referua Ernest Muçit teksa tha se ky lojtar nëse do të ishte polak, do të merrej në stolin e Polonisë vetëm në rast dëmtimi. Më pas ajo që kuptuam ishte fakti se pas dy barazimeve me Hollandën, polakët nuk e llogarisin më Shqipërinë.

Por jo të gjithë në Poloni janë të këtij mendimi, ka edhe gazetar në Poloni të cilët janë me këmbët në tokë dhe që e dinë shumë mirë vështirësinë e situatës. Një prej tyre është edhe Maciej Iëanski, gazetari I TVP Sport. “Nëse një ekip si Shqipëria mund ta mposhtë Serbinë jashtë fushe, nuk mund të presim që ata të shkatërrohen këtu. Duhet ta respektojmë Shqipërinë. Nëse pësojmë golin e parë, ndeshja do të jetë tepër e vështirë.

Humbja 2-0 me Fernando Santos në Shqipëri na tregoi se ku e kemi vendin. Po flasim shumë për lojtarët tanë, por jo për Shqipërinë dhe rivalët tanë më të afërt. Sylvinho e ka çuar ekipin në një realitet krejtësisht të ndryshëm. Ata janë një ekip shumë i fortë për sa i përket grupit dhe kjo duket në punën e tyre. Ne po e nisim ndeshjen me Shqipërinë duke menduar për Ukrainën dhe kjo është një gabim i madh” , tha gazetari polak.

Një ngritje zëri shqetësimi nga ana e gazetarit polak pasi shikon situatën në Poloni. Një situatë nga e cila Shqipëria duhet të përfitojë shumë pasi mund të marrim maksimumin duke befasuar polakët, për të shkuar kështu në fazën finale. /Sport Ekspres/