“Shqipëria nënvlerësoi Italinë”! Munishi e ka bindje dhe jep shpjegimin: Më shumë respektoi Italia Shqipërinë se Shqipëria Italinë

Ismet Munishi ishte i ftuar në “Koha Shtesë”, atje ku foli sa i përket takimit të humbur të Shqipërisë kundër Italisë me shifrat 1-2. Sipas Munishit, kuqezinjtë e kishin marrë këtë takim më lehtë se duhej dhe se zakonisht. (Videon e plot të emisionit Koha Shtesë e gjeni më poshtë)

“Euforia e golit të parë na shkaktoi probleme. Goli i barazimit ishte skemë e Italisë, e ushtruar në stërvitje dhe ne e pësuam shumë lehtë aty nga pakujdesia, shumë lehtë. Për mua Shqipëria e mori shumë lehtë dhe e kishte nënvlerësuar Italinë. Të them të drejtën më shumë seriozisht e kishte marrë Italia Shqipërinë se Shqipëria Italinë. E kam parë se çfarë respekti treguan ata për ne në konferencat për shtyp, e kam parë se çfarë kishin thënë legjendat e tyre, Bufon, se është një Shqipëri që ka ardhur deri këtu me meritë dhe futboll të bukur. Na kanë analizuar në përpikmëri dhe na respektuan shumë. Duhet t’i shtrijmë dorën Spaletit, ai na mundi, nuk kishin asnjë faj djemtë tanë, mos i kritikoni”, tha Munishi. /Sport Ekspres/