Shqipëria e përfundoi fazën përgatitore me dy fitore. Pas Lihtenshtajnit, kuqezinjtë mposhtën Azerbajxhanin me rezultatin 3-1. “Idman.biz” citon se trajneri i Kombëtares azere ka deklaruar pas ndeshjes se Shqipëria nuk e lejoi skuadrën e tij që të luante mirë në minutat e para. Sipas tij, Azerbajxhani hyri në lojë pas minutës së 20.
Shqipëria nuk na lejoi të luanim mirë që në minutat e para. Pas minutës së 20 ekipi kuptoi mundësinë për të luajtur kundër kundërshtarit. Ne luajtëm më mirë në pjesën e dytë. Ne patëm edhe mundësi për shënim. Si Musa, ashtu edhe Mahiri, nuk është ende gati për të luajtur 90 minuta. Mund të hyjë në fushë në ndeshjen e ardhshme Emil Mustafajevi”, ka thënë Arif Asadovi./Sport Ekspres/