Shqipëria U-21 i përballoi yjet e Zvicrës me 5 lojtarë të kampionatit vendas, ja pse ky sukses shijoi më shumë

Shqipëria U-21 ka arritur të fitojë në shifrat 1-2 ndaj Zvicrës në transfertë. Një fitore që do të mbetet në kujtesë gjatë dhe që mban ende në lojë shpresat për kualifikim, por matematikisht. Në logjikë, shanset janë zero pasi Zvicra duhet të marrë maksiumi vetëm 1 pikë në 3 ndeshjet e mbetura dhe kjo është e pamundur.

Por përse suksesi i djeshëm nga Shqipëria shijon më shumë? Kjo për faktin se Bushi ka nisur një formacion titullar ku 5 lojtarë ishin të produktit shqiptar. Mbrojtja ishte tërësisht “made in Albania” me Prekan e Partizanit, me Elmando Gjinin që nga Teuta kaloi te Ballkani, me Buxhelajn e Partizanit dhe me Dajkon e Lacit. Por ky i fundit u dëmtua që në pjesën e parë dhe doli nga fusha e blertë.

Ndërkohë në mesfushë gjendej edhe një lojtar i Kategorisë së Parë, pjesë e Vorës, por që bëri një ndeshje për t’u duartrokitur, Usni Ismaili. Përballë tyre ishte një kundërshtar që në dy vitet e fundit kishte marrë vetëm 3 humbje kundër Spanjës, Francës dhe Italisë. /Sport Ekspres/