Shqipërinë e përndjek “mallkimi” me Letoninë, një tjetër barazim që venit ëndrrën e Botërorit

Nuk ka fitues në Riga. Shqipërinë vazhdon ta përndjekë “mallkimi” i barazimeve me Letoninë. Trabsferta e kuqezinjve ka përfunduar në baraspeshë 1-1. Vendasit befasuan në pjesën e parë me një 11 metërsh të fituar, por Strakosha bëri heroin duke pritur me sukses penalltinë.

Rei Manaj shleu gabimin e dy netëve më parë, teksa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 27, duke krijuar iluzionin e një fitoreje të kuqezinjve. Por në sekondat e fundit të pjesës së parë, kapiteni i letonezëve, Çernomodrijsi, shtangu Kombëtaren tonë me golin e shënuar nga goditja e këndit. Lojtarët e ekipit tonë kombëtar provuan të shënonin golin e fitores në pjesën e dytë, por pa sukses. Një tjetër barazim për Kombëtaren shqiptare, që venit disi ëndrrën për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2026./Sport Ekspres/