Shqiptarët shkëlqejnë në derbin e Serisë A! Hysaj ia del në eksperimentin e ri, vlerësohet shumë dhe Ismajli: Më i miri i mbrojtjes së Empolit

Një derbi shqiptarësh u luajt në Serinë A në mesditën e sotme. Lacio ka fituar me shifrat 2-0 kundër Empolit duke mbajtur hapur ëndrrën për kalimin në Champions League. Elseid Hysaj e nisi edhe këtë ndeshje në një rol të ri dhe të eksperimentuar nga Tudor.

Në skemën me tre në prapavijë, Hysaj ndodhet në rolin e mbrojtësit afër qendrës dhe jo të fashës së krahut siç jemi mësuar gjithmonë. Kjo pasi edhe Tudor ka kuptuar vlerat që ka shqiptarit në mbrojtje dhe mundësitë e pakta që ka për të nxjerrë para ekipin në manovrat sulmuese.

Për Tuttomercatoëeb, shqiptari meriton notën 6.5: “Mbron mirë në zonë dhe bën shumë pak gabime”. Nga krahu tjetër, Ardian Ismajli është vlerësuar po aq pozitivisht, pavarësisht humbjes. “Më i miri në mbrojtjen e Empolit. Nuk i jep shumë hapësirë Imobiles, përvec një rast, por që nuk prish aspak performancën e tij fantastike”, shkruan media italiane. /Sport Ekspres/