Franca arriti një fitore bindëse 4-1 ndaj Izraelit të enjten mbrëma, ndonëse u shfaq e dobësuar, pa Kylian Mbappe. Trikolorët mposhtën pa shumë problem kundërshtarin, por drama e vërtetë pasoi pas ndeshjes, në orët e vona. Kapiteni i skuadrës franceze të futbollit, Kylian Mbappé, ishte sërish në qendër të skandalit.
Ai është parë para një klubi nate në Suedi natën e së enjtes, duke i zhgënjyer tifozët francezë. I maskuar, Mbappe po shkonte për t’u dëfryer, ndërsa tifozët francezë mendojnë se lojtari “ka falsifikuar” dëmtimin. Të gjithë po pyesin se si është e mundur që Mbappe është gati për të luajtur te Real Madrid, por jo te Kombëtarja. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/