Cilësisht, është lojtari i dytë më i mirë në botë aktualisht dhe për shumëkënd, i pari. Por Lamine Yamal duket se nuk do të jetë kurrë një lojtar i madh, i një kalibri të Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi.
Arroganca e tij e madhe dhe sjelljet fëmijnore i prishin jo pak hijeshinë spektaklit që ai ofron në fushën e blertë. Një tjetër deklaratë e tepruar ka ardhur nga Yamal, këtë herë teksa ishte i ftuar në një ndeshje të ish-mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Pique, në King League.
I pyetur në lidhje me akuzat e Barcelonës ndaj Real Madrid se madrilenët favorizohen nga arbitrat, Yamal jo vetëm që nuk diti të mbante diplomaci, por shkoi edhe një hap më tej duke thënë: “Sigurisht, ata vjedhin, ankohen, mashtrojnë dhe i bëjnë të gjitha këto gjërat”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/