Bashkim Tufa ishte i ftuar në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN. Gazetari i njohur ka komentuar ndeshjen mes Shqipërisë dhe Polonisë, ndërsa është ndalur më në veçanti te Silvinjo.
“Silvinjo është njeriu që paguhet më shumë në Shqipëri, paguhet 15 herë më shumë se presidenti i Republikës. Merr 65 mijë euro në muaj. Po flasim për nivelin që ka Shqipëria, jo për Simeonen dhe Guardiolën. Ky zotëria u bë trajner me Shqipërinë, ka qenë ndihmës më para. Ka vetëm 32 ndeshje, sa Mitaj. Kaq ndeshje ka. Kush e njeh? Shqipëria ka shkuar dy herë në Europian dhe ka bërë dy trajner të njohur, De Biazin dhe SIlvinjon”, tha Tufa. /Sport Ekspres/