Trajneri i Laçit, Shensoi, ishte i ftuar në emisionin “Mega Sport” që transmetohet në “A2 Cnn”. Shensoi ka folur sa i përket eksperiencës së tij në Serbi duke qenë i vetmi trajner shqiptar që ka drejtuar në këtë vend.
“Kam drejtuar në gjashtë shtete deri tani, edhe në Serbi, një trajner nga Kosova që drejton në Serbi, është gjë ekstreme. I vetmi trajner shqiptar në histori që ka drejtuar në Serbi.
Unë jam licencuar dhe rregjistruar nga Turqia dhe përfaqësoj Turqinë, ata nuk e kuptuan mirë në fillim. Isha me pasaportë turke atje dhe prandaj më morën, kur e morën vesh pastaj që isha nga Kosova, ndërroi situata, nuk ishte më asgjë njësoj”, tha Shensoi.
Nga ana tjetër, trajneri ka folur edhe për Ernest Muçin: “Silvinjo nuk është babagjyshi që ndan çokollata. Fanellën e Kombëtares të shtetit tënd duhet ta fitosh, jo ta marrësh dhuratë, ta jap trajneri. Silvinjo nuk është babagjyshi, duhet ta kuptojmë këtë. Ernest Muci kishte një fat të keq që ishte te Beshiktashi, që ishte në krize totale, klubi kishte borxhe dhe po ndërroheshin shumë trajnerët. Por nëse Muci luan kështu, Silvinjo nuk ka se ku të shkojë.
Dua të komplimentoj edhe Armand Dukën për vizionin e madh dhe guximin që kishte me Silvinjon. Që nga 1945, pra gati 80 vite, në Europë kishin ardhur vetëm dy trajnerë të Brazilit. Kjo tregon shumë, pra brazilianët janë shumë të mirë si lojtar, kanë teknik, por nuk kanë aftësi drejtuese dhe prandaj në Europë nuk i preferojnë. Trajnerët brazilian shkojnë më shumë në Arabinë Saudite, në Katar, por jo në Europë. Silvinjo duket rast përjashtimi”, tha Shensoi. /Sport Ekspres/