Shqipëria U-21 ka luajtur sot kundër Moldavisë U-21, në ndeshjen e mbyllur me shifrat 1-1. 15 lojtarë kanë debutuar me kuqezinjtë e vegjël, që kanë dhënë sinjale shumë të mira.
Duke pasur parasysh se luanin për herë të parë së bashku dhe rendimentin e lojës së zhvilluar, shpresat janë të mëdha për të ardhmen. Ndërkohë sa i përket ndeshjes së sotme, Shqipërisë i mungoi goditja e fundit, shënjestra.
E vetmja pikë negative pasi fitorja kundër Moldavisë ishte e padiskutueshme. Megjithatë bëhet fjalë për një takim miqësor ku në fokus është provimi i lojtarëve. Goli i vetëm për Shqipërinë u shënua në minutën e 10 nga Rashica me penallti. Miqtë barazuan në të 79 me Kostin. Pavarësisht tentativa deri në minutën e fundit të Shqipërisë, konkretizimi nuk ishte aspak i duhuri. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/