Sirenat e alarmit kanë nisur të bien për Kristjan Asllanin. Hapësirat e tij në fushë me Interin kanë qenë të pakëta, ndërsa së fundmi ka shkaktuar pakënaqësi te tifozët me paraqitjet e kryera. Pozitat e tij në skuadër kanë nisur të lëkunden dhe këtë e tregon edhe lëvizja e klubit në merkato.
Sipas mediave italiane, zikaltrit kanë piketuar Petar Suçiçin si pasardhësin e Hakan Çalhanoglusë. Lojtari 21-vjeçar aktivizohet me Dinamon e Zagrebit dhe shihet si një nga talentet më premtues të Kroacisë. Mësohet se Interi synon transferimin e mesfushorit për shifrën e 15 milionë eurove./Sport Ekspres/