Mançester Siti ka “kopjuar” strategjinë e Çelsit për kontratat e lojtarëve. “Qytetarët” kanë blinduar Erling Halandin me një kontratë 10-vjeçare, e vlefshme deri në 2034-n. Rroga e norvegjezit do të jetë rekord për klubin, ndërsa duke nisur nga viti 2029 mund të hyjë në fuqi klauzola për të prishur kontratën. Megjithatë, shifra që do të ofrohet për futbollistin nordik duhet të jetë e majme për të bindur drejtuesit e Sitit që ta lënë të lirë.
Ndërkohë, vetë Erling Halandi ka thënë për mediat se dëshiron të ndjejë kërkesë të lartë llogari nga njerëzit, pasi do të qendrojë në Mançester për një kohë të gjatë. “Do të kem presion? Nuk ka problem. Do të qendroj këtu për një kohë të gjatë. Jam i Sitit me çdo kusht. Dua që njerëzit të kërkojnë shumë nga mua dhe të më vendosin në presion”, ka deklaruar Erling Halandi./Sport Ekspres/