Situata bëhet më e rëndë te Dinamo! Pas humbjes me Egnatian rrezikohet vendi i katërt, Partizani ka shansin e artë në dorë

Situata po bëhet akoma edhe më e rëndë te Dinamo. Kjo skuadër nuk ka rregjistruar ende fitoren e parë në kampionat për vitin 2026. Vetëm dy fitore ndërkohë që edhe shkurti po vjen drejt fundit, por i përkasin Kupës dhe jo kampionatit. Sot Dinamo ka humbur në shifrat 1-0 ndaj Egnatias, teksa goli i pësuar i përkiste minutave të fundit. Oliverira në të dytën e shtesës arriti që të zhbllokonte rezultatin dhe t’i jepte tre pikët Egnatias.

Me këtë fitore, Egnatia ndjek hapin e Vllaznisë dhe nuk lë vend për diskutim sa i përket Final Four, por Dinamo ndodhet me 36 pikë dhe në rast fitore të Partizanit kundër Flamurtarit nesër, atëherë të kuqtë do të shkonin po në kuotën e 36 pikëve, duke barazuar për herë të parë Dinamon. Daja tha se nuk ka asgjë shqetësuese pas ndeshjes, por duket se kjo ishte thjeshtë një lëvizje strategjie për të ulur tensionin te ekipi i tij. /Sport Ekspres/