Barcelona kishte plane të mëdha në merkaton e verës. Dihet mirë se katalanasit duan Dani Olmon dhe Nico Williams, por këta futbollistë janë shumë larg fanellës së Barcelonës. RB Leipzig vetëm buzëqeshi me ofertën e Barçës për Dani Olmon dhe Nico Williams, vendosi të qëndrojë edhe një sezon në radhët e Athletic Bilbao.
Megjithatë, Barça nuk ka ndërmend të heqë dorë nga sjellja e këtyre lojtarëve për sa kohë që ka mundësi. Ata janë gati të shesin dy yje të mëdhenj për të mbushur fondin për të blerë Olmon dhe Williams.
Dyshohet se drejtuesit e klubit kanë informuar sulmuesin brazilian Raphinha dhe mesfushorin holandez Frenkie de Jong se janë në listën e transferimeve dhe se duan t’i shesin. Por përgjigja e marrë nga këta lojtarë, ishte befasuese.
“Barcelona dëshiron shumë të shesë Raphinha dhe Frenkie de Jong. Megjithatë, klubi ka hasur në një problem sepse lojtarët refuzojnë të largohen,” thotë gazetari Javi Miguel. /Sport Ekspres/