Rei Manaj po përjeton sezonin më të mirë të karrierës së tij. Sulmuesi shqiptar ka shënuar 17 gola në kampionatin turk dhe vëmendja është kthyer drejt tij. Agjenti i tij, Vinçenco Pizakane, ka thënë për “Sport Italia” se pati bisedime në janar për transferimin e 26-vjeçarit në Serinë A. Megjithatë klubi e cilësoi si të pashitshëm në merkaton e shkuar
“Edhe pse nuk jam drejtpërdrejtë menaxheri i tij, mund të them se pati diçka në janar. Por Sivaspori e deklaroi të pashitshëm. Çdo diskutim u shty deri në korrik. Por po bën aq mirë sa besoj se nuk do të jenë vetëm ekipet italiane ato që do ta duan”, ka thënë Vinçenzo Pizakane./Halit Delibashi-Sport Ekspres/