Shqipëria ka luajtur ndeshjen kundër Serbisë në Air Albania dhe e ka mbyllur në barazimin 0-0. Asnjë incident i ndodhur në tokën shqiptare, ndërsa e gjithë organizimi i la përshtypje edhe trajnerit të Serbisë që tha fjalët më të mira për këtë drejtim dhe vlerësoi tifozët e Shqipërisë. Madje vlerësimi ishte aq i madh sa në mediat serbe ka pasur “kryqëzim” për Stojkovic pasi sipas tyre mbrojti ata njerëz që kënduan për Kosovën, Adem Jasharin dhe për UCK në çdo moment. “Si munde t’i mburrësh këta njerëz?”, ishte komenti i bërë nga ana e mediave të Serbisë. A do të jetë e njëjta sjellje edhe në Serbi për ndeshjen e kthimit? Është e vështirë të thuhet, nuk pritet të jetë e njëjta sjellje. Nëse në Shqipëri ka erë qytetërimi, në Serbi, sjellja është herë pas here, kafshërore.
Kjo u tregua qartë në Beograd në ndeshjen e parë, por edhe në rrjetet sociale. Një prej faqeve të mëdha të Serbisë ka shkuar larg me fatnazinë dhe me “mendjen e sëmurë”. Ata kanë kapur një moment nga ndeshja Shqipëri-Serbi, ku Thomas Strakosha gjatë një goditje dënimi kërkon 3 lojtarë të Shqipërisë në murin mbrojtës, për ta nxjerrë Thomas Strakoshën me tre gishta dhe për të nënkuptuar luftërat e tyre të bëra më parë, sikur Strakosha të ishte në këtë domethënie dhe jo për murin mbrojtës. Mendja e sëmurë e serbëve ka shkuar akoma edhe më larg duke gjetur një moment nga një ndeshje e Shqipërisë ku Strakosha i lutej Zotit në mënyrën dhe fenë e tij, për ta lidhur edhe këtë pjesë me besimin e tyre dhe për ta bërë pjesë të Serbisë. E vetmja gjë e sigurt, duket se atmosfera në Serbi për ndeshjen e kthimit do të jetë ndryshe nga ajo në Tiranë. /Sport Ekspres/